Ish-kryengociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për takimin e radhës në kuadër të “Ballkanit të Hapur” i cili do të mbahet në Beograd.
Tahiri ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas saj ia ka dhënë Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin.
Madje sipas tij, kjo është ajo që e ëndërronte presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Tahiri thotë se Kosova dhe kryeministri Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë.
Postimi i plotë i Edita Tahirit:
Takimi i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqici e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destablizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre!.