Kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Skenderajt ka ftuar mbledhjen inaguruese të Kuvendit Komunal në këtë komunë.
Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka publikuar edhe ftesën që i ka nisur anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Pas kësaj ceremonie që parashihet në bazë të ligjit për qeverisje lokale, ai edhe zyrtarisht mund të marrë mandatin për të qeverisur për katër vitet e ardhme në këtë komunë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, përkatësisht nenit 42, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, sot kam ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 30.11.2021 në ora 10:00.