Reality-show më i famshëm, “Big Brother” tani në Shqipëri është rikthyer pas katër vitesh në një format më ndryshe se viteve të kaluara, tani me personazhe të njohura për publikun.
Në shtëpi janë të vendosura në cdo cep kamerat të cilat vëzhgojnë lëvizjet dhe momentet e banorëve gjatë 24 orëve.
Kamerat e “Big Brother VIP” para pak jave kanë shfaqur një moment të këngëtares kosovare, Fifi e cila u ekspozua “topless” derisa po lahej.
E që e njëjta gjë ndodhi edhe para pak ditësh me modelen shqiptare, Beniada Nishani, e njohur si mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.
Teksa po lahej për t’u bërë gati për spektaklin e së martës, kamerat e fokusuan lakuriq Beniadën.