LDK /NËNDEGA NRW /Gjermani mbanë premtimin -Organizon DARKEN E LAMES 2021
Edhe në gjendje pandemie, në respektim të rregullave sipas udhëzimeve te institucioneve vendase ,Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani organizoi manifestimin e Darkes së Lames 2021.Ishte ky premtim i dhënë për amanetet e President Rugoves që kjo dite të shënohet si festë për qdo vit.
Me një pjesëmmarrje solide nga gjithë rajonet e NRW-së,nga aktivistë të devotshëm,u krijua një atmosferë e shkëlqyeshme. Pas fillimit me falenderimin ,dhe lutjet ndaj zotit për bereqetet që patëm,dhe që presim të kemi në vitin vijues,pikërisht me tekst të Dr.Ibrahim Rugoves,nënë tingujtë e një muzike të lehtë,të pranishmit i shijuan ushqimet tradicionale të gatuara nga kuzhinat shtëpiake .Me një ndejë e bisedë miqësore u vazhdua deri në orët e vona. Ishte interesant edhe skena e pregagitur mirë me paisje nga tradita shqiptare sidomos Sofra e shtruar në një JAN i punuar në VEK ,nga zonja /tashmë e ndjerë/ SHAHA BEQIRI nga KQIQI i madh ,nana e veprimtarit në radhët tona z. Muhamet Beqirit.
Rreth sofres u ulen shumë të pranishëm këmbëkryq,dhe kuvenduan bukur gjatë ,duke e ndjerë veten sikur në odat tona tradicionale. Në Darken e Lames ,që kur e festojmë i kemi edhe kallinjtë e grurit nga Kosova të sjellur në vitin 2001 që njëri nga mergimtarët i ruan me kujdes në apartmanin e tij.
Skena e stolisur me flamuj,orendi e simbole kombëtare ishte tërheqëse për shkrepjen e shumë fotove nga të pranishmit. U ndamë në orët e vonëshme me kërkesë ,dhe dëshirë,e besa edhe me premtim që Nëndega jonë do vazhdojë mbajtëjen e premtimit për shenimin e kësajë feste ,njëra ndër më të hershmet e kombit tonë.
Për Nëndegen e LDK-së për NRW-Gjermani JAKUP GËRGURI 22.11.2021