Nga viti 2002, një tokë prej më shumë se një hektarësh e blerë në Hajvali, është në kontest pronësor mes një personi i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe rreth 20 personave tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.
Personi në emrin e të cilit figuron prona thotë se është kërcënuar nga njerëzit që kanë ndërtuar në pronën kontestuese.
“I ke ble 2 metra vorr”, shprehet ta kenë kërcënuar Ajet Aqifin.
Derisa Sami Arifi, njëri nga ndërtuesit thotë se tokën e kishin blerë para lufte nga një serbe, mirëpo nga viti 1990 trashëgimtari i saj kishte filluar t’iu bëjë probleme, pasi nuk e kishin përkthyer pronën me dokumente në katastër.
Për këtë problem ka lëndë në Gjykatën Komunale në Prishtinë tash e 18 vite. Si pasojë e kësaj zvarritjeje, në parcelën hektarëshe ka vazhduar ndërtimi i më shumë se 25 shtëpive. Emisioni Udhëve ka intervistuar palët në kontest si dhe ka arritur të zbardhë dëshmi nga shitësi i kësaj prone.
Për më shumë, ndiqni hulumtimin e emisionit Udhëve në RTK.