Gjatë mëngjesit të së dielës, disa persona kanë sulmuar një grup të aplinistëve kosovarë, që po ecnin maleve të veriut të Mitrovicës.Pjesë e këtij grupi, ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj – Bujupi.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shijak i Bubes, ku dy persona të veshur me veshje të ushtrisë dhe kallashnikovë në duar, u ishin afruar alipnistëve kosovarë të grupit “Kosovo Mountain Club”, ku kanë shtirë ndaj tyre.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, për Gazeta Blic.Kadaj-Bujupi, ka pranuar se disa persona kanë shtirë ndaj tyre, por që për fat të mirë nuk ka mbetur i lënduar asnjë person.