Botapress, 8 Maj – Sipas një njoftimi të fundit në rrethana ende të pasqaruara kanë humbur jetën 3 shtetas të Kosovës, banorë të komunës së Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gjilanit i cili kësaj familje i ka dërguar një telegram ngushëllimi, përcjellë Botapress.
Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.
Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.
Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram, percjelle Botapress.