Pas publikimit ditë më parë të detajeve rreth mos nënshkrimit të kontratës nga ana e ministrit të Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave Pfizer, avokati Tomë Gashi është përplasur me gazetarin e Insajderit, Visar Duriqi, duke e linçuar si gazetar të pushtetit të kaluar dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet.
Përkrahës i VV’së, avokati Tomë Gashi ka akuzuar gazetarët që kanë publikuar të dhënat rreth kontratës për sigurimin e vaksinave nga Pfizer, se ata janë nën shërbim të pushtetit të kaluar.
Por ndaj kësaj ka reaguar menjëherë, gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, që ia ka kujtuar, Gashit publikimin e aferës Pronto nga ky medium.
“Ne e dim se ju Insajderi dhe disa mediume jeni ne shërbim të humbësit e zgjedhjeve”. ka thënë Gashi
“Tomë cilin medium e ka publiku aferën ‘pronton’,” ia ka kthyer Duriqi.
Gashi është pyetur se a ka të drejt prokuroria të pyes gazetarët për burimin e lajmit.
“Secili prokuror ish dashtë t’i dijë ligjet me mirë se secili ne, ata e kanë parë të arsyeshme dhe të nevojshme të pyesin për burimin e lajmit, dhe kanë të drejt”, ka thënë Gashi tutje, duke i dalur në mbështetje pushteti akutal.