Një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka emëruar Rifat Litifin ministër të ri të kësaj ministrie. Aliu është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.
Kirurgu Rifat Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë që po mbanë për media.
“Unë si kryeminist i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë ai.