Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thumbuar qeverinë Kurti dhe ata që po e mbrojnë atë.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se mbushjen e bordeve me familjarë po e arsyetojnë, 11 milionë eurot po i arsyetojnë, arrestimet po i arsyetojnë e shumëçka tjetër.
Më poshtë edhe statusi i plotë.
Mbushjen e bordeve me familjarë e militantë po e arsyetoni.
11 milion euro për veriun, po i arsyetoni.
Arrestimet brutale të aktivistëve opozitar, po i arsyetoni.
Gjykatën Speciale po e arsyetoni.
Dialogun pa projekt, dhe Zajednicën, keni fillu me i arsyetu…
E vetmja gjë që paska ndryshu në këtë vend qenka Vetëvendosja. Asgjë tjetër.