Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit dhe njëherit kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha se VV humbi në zgjedhjet lokale për shkak se të gjitha subjektet politike u bënë bashkë.
Nushi ka thënë se në Kamenicë, Vetëvendosje ka bërë koalicion me katër parti të tjera.
“Kështu paska thënë Kryeministri i cili për ta mundur Qëndron Kastratin bëri koalicion me Ramushin, Begzad Sinanin, Shaip Surdullin, Fatmir Matoshin dhe bashkoi struktura kriminale e parapolitike për ta mposhtur kryetarin me progresiv që ka pasë Kosova”, ka shkruar Nushi në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash ai u shpreh se “Kurti e fitoi Kamenicën por e humbi fytyrën”.
Vetëvendosje ka fituar në Kamenicë me kandidatin, Kadri Rahimaj i cili mori 53.11% të votave ndërsa Qëndron Kastrati i PSD-së 46.89%.