Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përsëritur sërish se ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Për katër vite të gjata, ne patëm një administratë që u përpoq të shfuqizonte vetë konceptin e gruas dhe ta zëvendësonte atë me ideologjinë radikale gjinore”, tha Trump.
Ai ka fajësuar ish-administratën e Bidenit për “shkatërrimin e hapësirave të grave”.
“Ata madje u përpoqën të zëvendësonin fjalën nënë. Nëna u bë vetëm një person që lind”, shtoi presidenti amerikan.
Ai u rikujtoi pjesëmarrësve se nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar të titulluar “Mbajtja e burrave larg nga sportet e grave”, i cili synon të ndalojë gratë transgjinore të konkurrojnë në sportet e grave dhe vajzave.
“Pavarësisht se sa operacione keni apo kimikate injektoni, nëse lindni me ADN mashkullore në çdo qelizë të trupit tuaj, nuk mund të bëheni kurrë grua. Nuk do të jeni grua”, deklaroi Trump.
“Dhe kjo është arsyeja pse, muajin e kaluar, unë me krenari firmosa një urdhër ekzekutiv për të ndaluar burrat të konkurrojnë në sportet e grave”, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=632174273062486
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë