Një shofer kosovar ka befasuar të gjithë me një modifikim që i ka bërë një Volkswagen Golf, shkruan Gazeta Botapress.
Në njërin prej grupeve më të mëdha shqiptare në Facebook ‘Marakli t’kerreve’, shumë shpesh publikohen fotografi të modifikimeve të veturave prej më të ndryshmëve.Së fundi është një ‘marakli’ që ka publikuar dy fotografi, ku ka njoftuar për ndryshimin që i ka bërë një Volkswagen Golf’it dhe ka treguar që kur ka filluar kjo punë e tij.
Ai e ka prerë një Golf 5 në mes dhe e ka shndërruar në një rimorkio për veturë. Shoferi ka treguar se kjo punë ka filluar gjatë pandemisë dhe se tani është përfunduar.
Më poshtë keni fotografitë që ka publikuar ai në grup, ku edhe ka marrë shumë komente pozitive për punën e tij. /Botapress.info/