Mëngjesin e sotëm, çatia e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri, raporton Botapress
Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i zjarrit është oxhaku i ngrohjes së shkollës.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se nuk është raportuar për të lënduar.
“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.
Gazeta ka siguruar pamje nga momenti ku shihet tymi duke dalë nga çatia e shkollës.