10 Nëntor -Kryeministri Albin Kurti me pothuaja shumicën e kabinetit qeveritar dhe me xhipa të zinj ia ka mësyrë sot Podujvës. Por nga pamjet që ka siguruar Botapress, pos që janë dështim i tubimit elektoral të Vetëvendosjes, janë edhe dëshpërim i kryeministrit Kurti dhe “armatës” së tij ministrore, shkruan Botapress.
Në sheshin “Zahir Pajazit” Albin Kurtin e presin jo më shumë se nja 200 veta, shumica prej tyre me flamurin kuq e zi, dhe një me flamurin e Kosovës e një me flamurin e Dardanisë.
Duket se ky është një sinjal jo i mirë për Kurtin dhe Vetëvendosjen duke paralajmëruar humbjen e Podujevës vetëm pas më pak se 8 muaj qeverisje.
Kujtojmë se më 17 Tetor, kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni doli i pari dhe në balotazh do të përballet me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes.
Zgjedhjet për balotazh do të mbahen në 21 komuna më 14 Nëntor, shkruan Botapress.