Dragashi është komuna e cila ka numrin më të madh të votuesve jashtë Kosovës, sa i përket balotazhit i cili mbahet me 14 nëntor.
Të dhënat që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) flasin se gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021 si votues jashtë Kosovës nga Dragashi janë regjistruar 1.090 persona.
Pas Dragashit renditet, Gjakova me 1.089 votues, Juniku me 1.054 votues, Vitia 754, Prishtina 666 etj,
Deri në mesditën e së martës, nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime.
Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.
Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit në të cilat do të ketë zgjedhje./Botapress.info/.