Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që rreth 500 vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Burime të ‘Gazetës Blic’, brenda PZAP-së kanë bërë të ditur se komunat ku do të rinumërohen votat janë Shtimja dhe Mitrovica e Jugut.
“Rreth 90 përqind e vendvotimeve në këto dy komuna do të shkojnë në rinumërim”, i ka thënë ky burim Gazetës.
PZAP ende nuk ka dalur me vendim zyrtar, por është çështje orësh kur këto vendime do të publikohen.