Serbë të shumtë janë mbledhur sot në kishën që gjendet në Mitrovicën e Veriut.
Të njëjtit janë mbledhur për të zhvilluar liturgji solemne, saktësisht për të nisur kremtimin e Shën Mitrit “Mitrovdanit”.
Si çdo vit tjetër, serbët filluan të mblidhen që në orët e para të mëngjesit.Pas prerjes së tortës me rastin e fetës, janë planifikuar edhe rite të tjera të shenjtërimit.
Në liturgji pjesëmarrës ishin edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Milan Radojeviq si dhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.