Dj Pm siç duket po arrin ta ‘çelë’ Sarën, ashtu siç tha në klipin prezantues.
Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë dy banorë të rinj, teksa u largua një me anë të votave të publikut.
Banorët që hyn ishin dy DJ-të nga Kosova, Arbër Gumnishta (Dagz) dhe Pajtim Krasniqi (PM), e që ky i fundit endë pa u bërë 24 orë që nga hyrja e tij në shtëpi duket se ia ka rrëmbyer zëmrën banorës, Sarah Berisha.
Pajtimi që në klipin prezantues kishte shprehur simpatinë për blogeren shqiptare, e që kjo gjë e ka befasuar Sarën.
Pas përfundimit të spektaklit dyshja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, madje PM duke ia mbajtur dorën Sarës teksa flinte në gjumë.