Personi i cili e kishte kërcënuar gjatë ditës së djeshme deputetin Bekim Haxhiu, duke i thënë se “do t’ia ngulte thikën në ballë”, i ka kërkuar falje atij.Agim Baftiri në një mesazh dërguar në adresë të Gazetës Sinjali ka thënë se ishte në gjendje të dehur dhe euforike kur ia dërgoi mesazhin Haxhiut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë kam drejtuar një koment ndaj Deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi, pas së cilit nuk fshihet asnjë kërcënim por vetëm eufori qasti, prandaj do të doja të përcillja një kërkim falje ndaj deputetit dhe familjes së tij. Pëndryshe respektoj lart të kaluarën e tij në UÇK, por edhe angazhimin e tij në ditët e fundit për sigurimin e vaksinave ndaj Covid-19”, ka shkruar ai.
Baftiri tutje ka shkruar se ndonjëherë sulmet ndaj familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës ia humbin arsyet, me çka reagon pa u menduar mirë.Ndryshe sot Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se deputeti Bekim Haxhiu kishte raportuar dje në polici një rast të kanosjes. Ai sot për Sinjalin tha se dikush e kishte kërcënuar me “ngulje thike deri në ballë”, teksa iu referua kërcënuesit si përkrahës të Donika Gërvallës.Kërkim-falja e plotë e Agim Baftirit pa ndërhyrje
SQARIMNë ditët e sotme në të cilën demokracia lejon lirinë e shprehjes dhe rrjetet sociale mundësojnë hapsira të të shprehurit, sigurisht se ndonjëherë këto momente na zënë edhe atëherë kur jemi nevrik ose në eufori të qastit.Poashtu në raste kur kthejmë kohën nga e kaluara, ne jemi të lidhur fort me figurat kombëtare siç janë Adem Jashari, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ukshin Hoti etj.
Prandaj ndonjëherë sulment në drejtim të familjarëve të tyre, na humbin arsyen, gjë që mund të reagojmë pa menduar mirë.Unë kam drejtuar një koment ndaj Deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi, pas së cilit nuk fshihet asnjë kërcënim por vetëm eufori qasti, prandaj do të doja të përcillja një kërkim falje ndaj deputetit dhe familjes së tij. Pëndryshe respektoj lart të kaluarën e tij në UÇK, por edhe angazhimin e tij në ditët e fundit për sigurimin e vaksinave ndaj Covid-19.Sinqerisht, Adem Baftiri