Këshilltari i kryekuvendarit Glauk Konjufca, Driton Tali, ka lëshuar sërish deklarata kontradiktore duke sulmuar kësaj radhe opinionistët në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook, pa asnjë provë të vetme të mbështetur, ka thënë se analistët në Kosovë paguhen direct nga Serbia. Madje sipas tij, ata paguhen nga shteti serb për të bërë propagandë në favor të tij.
Lexoni të plotë, pa ndërhyrje këtë shkrim të Talit:
Duke i përcjellur intensivisht debatet nëpër mediet e Serbisë (sidomos ato televizive) shihet qartë se politikëbërësit dhe opinionkrijuesit në Serbi ende nuk janë shëruar nga kompleksi i superioritetit ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj kosovarëve shprehin edhe racizëm të theksuar, me disa përjashtime të vogla.
Por edhe te shqiptarët (politikëbërës e opinionkrijues), te një pjesë e madhe, vërehet dukshëm kompleksi i inferioritetit ndaj Serbisë.
E nëse kësaj ja shtojmë edhe ata që paguhen direkt nga Serbia për të bërë propagandë në interes të saj, atëhere kuptohet ma lehtë diskursi sidomos ai politik (pa përjashtuar ato kulturore, ekonomike …) që po zhvillohet tash e sa kohë dhe iniciativat e ndryshme që po ndërmerren. /Botapress.info/