Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se sot u bë një vit që u ndanë padrejtësisht nga familjet, nga ne, nga shteti dhe kombi, kontribuesit e jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës, lirinë dhe demokracinë e saj, Hashimi dhe Kadriu.
“Rruga e çlirimit nuk ishte e lehtë, por ishte e vetmja rrugë e popullit tonë, pas gati një shekulli robëri. Ajo rrugë, për jetë a vdekje u ndoq nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, duke marrë përkrahjen e plotë të kombit tonë dhe botës demokratike”, ka thënë Lladrovci.
Ai thotë se është me fat që i takon asaj gjenerate që dha kontribut, me liderët si Hashimi, Kadriu dhe të tjerët, duke ia kthyer popullit tonë krenarinë, me përkushtimin e pashoq për shtetformim dhe shtetndërtim.
“Në këtë ditë të dhimbjes tonë njëvjeçare, kemi besim të plotë se ashtu siç i fituan të gjitha betejat në luftën tonë të drejtë, sërish do të kthehen fitimtar, Hashim, Kadri, Jakup, Rexhë…ju presim gjithmonë fitimtar!
#Liria ka emër
#UÇK
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/254005222_3104743049797789_4756186577989150370_n.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/253451887_211672351083003_1631816813851613412_n.jpg)