Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, Besnik Berisha ka njoftuar se kjo degë do t’i ketë dy asamblist në kuvendin komunal të Ferizajt.
Poashtu ai ka bërë me dije se do të jenë në bashkëqeverisje me kryetarin në ardhje të Ferizajt, Agim Aliu. Berisha ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për mbështetjen që i kanë dhënë listës për asamble të Nismës në Ferizaj.
Kujtojmë se PDK dhe Nisma ishin në bashkëqeverisje edhe në mandatin aktual.
Postimi i plotë i Berishës:
Falemnderit Ferizaj 1785 ❤️
Për skeptikët që dyshonin në përfaqësimin tonë u themi se ne jemi në Kuvend me 2 asambleist si dhe në qeverisjen e z. Agim Aliu!
Na priftë e mbara!