Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, njëherit ish-ministër i Shëndetësisë, ka reaguar ndaj një videoje elektorale të publikuar nga kandidati i VV-së, Arben Vitia ku përqesh kundërshtarin e tij për kryeqytetin, Përparim Ramën.
Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se Prishtina ka nevojë për përparim dhe jo “rekorde të zeza”, duke iu referuar numrave tragjik të pandemisë në vend gjatë verës.
Madje sipas tij, Vitia është ai që e bën të pajetë Prishtinën. Ka nevojë për atë që e zhvillon e jo për atë që zgërdhihet.
Postimi i plotë i Zemajt:
Prishtina duhet të jetë ashtu siç i ka hije. Ashtu siç e meriton. E gjallë dhe plot jetë. Plot shpirt e dashni. Dhe ashtu do të jetë. Ngaqë, të tillë e bën Përparim Rama. E kundërta, është Prishtina e pajetë. Dhe të tillë dinë ta bën Arben Vitia. Pra, kryeqyteti ka nevojë për përparim dhe jo për rekorde të zeza. Ka nevojë për atë që e zhvillon e jo për atë që zgërdhihet. /Botapress.info/