Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të planifikojë pengimin e formimit të komunave me shumicë serbe.
Por ai pyeti se me çfarë mjetesh po planifikon ta bëjë Kurti këtë.
“Me çfarë mjetesh planifikon Kurti të pengojë formimin e komunave me shumicë serbe, kur e dimë se dialogu nuk është pika e tij e fortë, por edhe se ai nuk i shmanget militarizimi i Kosovës, veprimeve të njëanshme, të dhunshme dhe përdorimit të mjeteve të rënda, armë e municione kundër serbëve duar-zbathur”, tha Petkoviq.
Ai gjithashtu theksoi se kërcënimi i fundit dhe shumë i rrezikshëm i Kurtit duhet të lexohet me kujdes nga Bashkimi Evropian, të cilëve edhe iu kërkoi të reagojnë.
“Marrëveshja e Brukselit nuk është një çështje që secili mund të marrë atë që i përshtatet, por një dokument i detyrueshëm për të dyja palët, por edhe për Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, është e rëndësishme që në raundin e parë të ardhshëm të dialogut në Bruksel, tema kryesore të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, pasi BE-ja u angazhuar në deklaratën e fundit për çështjen e dialogut”, tha ai.
Ai poashtu theksoi se krijimi i Asociacionit është nevojë urgjente e serbëve në Kosovë, e sipas tij për këtë është rëndë dakord me kompetenca të plota ekzekutive.
“Fakti që Kurti thotë se krijimi i komunave me shumicë serbe po krijon shtet në shtet tregon se sa është kundër dialogut vetë Kurti, por edhe se sa është arritur marrëveshje e Brukselit në vitin 2013 në interes të popullit serb. Është një nevojë e madhe që kjo të krijohet, sepse nuk mund të jetë ndryshe”, shtoi ai.