Presidenti Joe Biden duke i lodhur dhe me sy për toke e me me fytyrën e gdhendur me shqetësim menjëherë pasi u largua nga Air Force One. Dita e zgjedhjeve e ditës së martë përfundoi me gara që duhet të ishin fitore të lehta për demokratët. Por ndodhi e kundërta.
Republikani Glenn Youngkin mundi me lehtësi demokratin Terry McAuliffe për të qenë guvernator i Virxhinias, një shtet që Biden e mbajti me 10 pikë përqindjeje vitin e kaluar, shkruan The New York Post, përcjellë Botapress.info.
Kjo është matja e parë elektorale amerikane pas zgjedhjeve presidenciale dhe që përcakton barometrin politik në SHBA pas fitores presidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar që u pasuan me protesta në Capitol Hill.
Humbja e shtetit të Virxhinas, një bastion i demokratëve qon një mesazh të madh të kampi demokrat dhe shënon goditjen e parë serioze të presidentit Joe Biden.
Përballje mes demokratëve dhe republikanëve në garën për guvernator të shteteve janë vendimtare për garën e ardhshme presidenciale që pritet të mbajen më vitin 2024, raporton Botapress.info.