Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Sak Fazlija” në Pejë. Nga ky incident kanë mbetur të plagosur dy persona, derisa janë arrestuar shtatë të tjerë.
Dy personat që u lënduan, të cilët po ashtu ishin përfshirë në këtë përleshje masive janë dërguar për trajtim mjekësor. Njëri prej tyre është transferuar në nga Spitali i Pejës për në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
Më poshtë gjeni pamje nga vendi ku ndodhi përleshja:
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2021/11/252180633_4417609738294549_6793956858009787350_n-1-504x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2021/11/251809044_4417607128294810_2114251582680985477_n.jpg)