Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës e opinionisti Milaim Zeka ka dalë më qëndrimin e tij për raundin e dytë në disa komuna, e në vecanti ka dhënë prognozën dhe ka paralajmëruar votën e tij për dy kanidatitët e LDK-së në Prishtinë e në Podujevë. Zeka ka thënë se nuk “ia ndin për LDK-në” por se Përparim Rama ka ardhë që t’i japë dicka të mirë Prishtinës e jo ti marrë asaj ndërkaq për kandidatin Ekrem Hysenin në Podujevë ka thënë se “…qytetarit llapjan nuk i nevojitete partia para individit. E individi i duhur per kryetar eshte Ekremi” ka shkruar Zeka në Facebook, përcjellë Botapress.
Ja postimi i Milazim Zekës në Facebook: qytetarit llapjan nuk i nevojitete partia para individit. E individi i duhur per kryetar eshte Ekremi.
ë
Du me ju thane qe une personalisht, nuk kam pas asnje interes timin per me perkrah Bedri Hamzen per Kryetar te Mitrovices, po une e du Mitrovicen, dhe te gjitha banoret e saje.
Pse me perkrah Agim Aliun? Mos i kam kerku ndonje tender, apo ndonje favor personal? Kurr! Ama e ka meritu perkrahjen time.
Pse e perkrahi Dr. Ekrem Hysenin per Pudujeven? Sepse qytetarit llapjan nuk i nevojitete partia para individit. E individi i duhur per kryetar eshte Ekremi.
Tani te Prishtina. Pse duhet me perkrah Perparim Ramen? Sepse ai ka ardhe mi dhane, jo mi marre Prishtines. Nuk ka nevoje ndertuesit tone me pagu miliona per leje ndertimi. Nuk ka nevoje femijet tane me ece trotuareve te vdekjes. Nuk ka nevoje qe ne te lutemi diten kur po na e hjekun berllogun.
Mbi te gjitha: Nuk kemi nevoje me pa Prishtinen si pikture te shemtuar, po si nje diçka qe krenohemi me te.
Nuk po them qe kunderkandidati eshte njeri i keq, po ai nuk meriton, nuk din, dhe nuk mundet me qene Kryetar i Prishtines.
Une e mbeshtes Perparimin jo si parti, po si individ. Per LDK-ne nuk ma ndjene sa per boren e parvjeme. Mu ma ndine per Prishtinen.
Te behemi te gjithe me ja kthy fryren Prishtines. Mos te pendohemi neser. Mos te ligshtohemi pastaj e te ulemi mbi kunxhat e Shpend Ahmetit me vajtu!
Votoni per Perparim Ramen!