Kun Aguero do të jetë për 3 muaj jashtë fushave pasi u diagnostifikua me aritmi.
Si ndikon një sëmundje si kjo tek një atlet profesionist 33-vjeçar? A do të mund të rikthehet më në fushë?
Ekspertët kanë thënë se brenda 3 muajve do të vlerësohet gjendja shëndetësore e futbollistit.
Aritmia nuk është sëmundje aq e rrezikshme, por rreziku është se mund të përsëritet.
Në rast se Agueros do ti përsëritet në 3 muajt e ardhshëm, do ta ketë të vështirë vazhdimin e karrierës.
Agüero i është nënshtruar një diagnoze dhe procesi terapeutik nga Dr. Josep Brugada .
Efektiviteti i trajtimit do të vlerësohet për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij.