Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Sheila komentoi së fundi situatën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Graniti ishte njeriu më pasiv. Ai përfitonte nga situata e Fifit, fakti që Fifi e kishte xhan dhe i jepte mbrojtje tërë kohës. Graniti ishte personi më i paprekshëm. Ai padiskutim e ka shfrytëzuar dhe po e shfrytëzon. Fifi nëse ka dalë keq në sytë e publikut prej anës emocionale, unë e shoh si njeriun më të drejtë e më të mirë aty brenda. Të tjerët e manipulojnë dhe përfitojnë nga kjo”, u shpreh ajo.