Filmi “Zgjoi” po arrin të bëjë histori në kinematografitë botërore.
Bashkë me të edhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Gashi e cila po vlerësohet shumë për rolin e saj në filmin “Zgjoi”.
Së fundmi është mbajtur “Festival de Cine” në Spanjë ky Yllkës iu nda çmimi për aktoren më të mirë.
Është vetë regjisorja e “Zgjoi”, Blerta Basholli ajo që kumtoi lajmin e saj në profilin zyrtar në Tweeter.
“Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë Yllka Gashi për ‘Hive’🗣️
“Është një nder dhe një gëzim pas dhjetë vjetësh duke punuar në një film, historia e të cilit mund t’i transmetohet kujtdo që po përpiqet të gjejë mjete për të kapërcyer vuajtjet e tyre” # 66Seminci”, ka shkruar ajo sipër statusit ku ndau edhe një foto të aktores, percjell Botapress.info
La ganadora del premio a la mejor actriz, Yllka Gashi por 'Hive'🗣️"Es un honor y una alegría después de diez años trabajando en una película cuya historia se puede trasladar a cualquier persona que se esfuerza por encontrar herramientas para superar su sufrimiento" #66Seminci💋 pic.twitter.com/meRrae5Msf
— SEMINCI | Festival de Cine (@SEMINCI) October 30, 2021