Policia e Shtetit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje në Malësi e Madhe, Shkodër.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se,ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve.
“Vihet në pranga 60-vjeçari, i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri”, thuhet në njoftim, percjell Botapress.info