Botapress, 29 tetor- Ka filluar seanca për ecurinë e procesit në Dhomat e Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Bëhet fjalë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët raportohet se po e ndjekin seancën me anë të videolidhjes.
Prezentë në sallën e Speciales janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.
Ish krerët e UÇK-së janë të akuzuar për krime lufte.
Kjo seancë do të bëj shqyrtimin e çështjes dhe gjendjen e hetimeve nga Prokuroria me mbrojtjen, percjell Botapress.info