Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, duke e vlerësuar atë si një simbol të sakrificës dhe krenarisë kombëtare.
Në këtë vizitë, ai ka theksuar punën e jashtëzakonshme të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci. Duke përmendur faktin se Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, Rrahman Rama u shpreh krenar për arritjet e saj:
“Kjo komunë, me përkushtimin dhe udhëheqjen e Ramizit, është një shembull frymëzimi për të gjithë ne.”
Rama nderoi kujtimin e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, duke i cilësuar ata si emblema të lirisë sonë:
“Sakrifica e tyre sublime dhe lufta heroike do të mbeten gjithmonë frymëzim për ndërtimin e një Kosove më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.”
Në përmbyllje, Rrahman Rama ftoi qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj për të ardhmen, duke votuar numrin 131.



Të tjera
Lajme
Pas trajtimit intensiv, 5-vjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK në gjendje stabile
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, rasti i
Lajme
Skandal – Politikani shqiptar e konsideron Kosovën Serbi, gazetari: Mbaj gojën, kërko falje se gabove rëndë
Politikani shqiptar Bujar Nallbani, ish kandidat
Aktuale
Kurti mbrëmë takoi Sorensenin, çka biseduan?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është