Kandidati i LDK-së për Junikun, Ruzhdi Shehu ka takuar sot Robin Krasniqin, boksierin e njohur shqiptar dhe krenarinë e Junikut, Robin Krasniqin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ruzhdi Shehu përmes një postimi në Facebook:
Të dashur junikas,
Sot kisha nderin të takohem me mikun tim dhe kampionin tonë Robin Haxhi Krasniqi. Me këtë rast kemi biseduar për planet dhe karierën e tij profesionale.
Robin Krasniqi është krenaria e Junikut, nderi i Kosovës dhe zemra e çdo shqiptari kudo në botë. Prandaj, Robin Krasniqi nuk do të lejoj që padrejtësitë kundër tij në meqin e fundit të ndikojnë në moralin e tij dhe shpirtin junikas dhe luftarak. Robin Krasniqi do të kthehet edhe më fuqishëm sepse është kampioni ynë i vërtetë.
Juniku është me ty Haxhi Robin Krasniqi. Suksese dhe shëndet miku im.