Në Ministrinë e Kulturës ka arritur një ekip mjekësor , pasi dyshohet se ka vdekur regjisorja Burbuqe Berisha, në vendin e saj të punës.
Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj ministrie, Osman Gashi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Mjekësia Ligjore. “Janë ekipet e mjekësisë ligjore ne vendin e ngjarjes”, tha Gashi
Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës./Botapress.info/