Gazetari dhe opininisti i njohur Valon Syla ka gjetur arsyen e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend. Ai ka akuzuar shoqërinë civile, ekspertat ekonimikë të Power Pointave, Haki Abazat dhe inxhinerat e energjisë të cilët u quan peshë kundër Contour Globalit dhe Kosovës së Re termocentral. Tash kur cmimi i energjisë elektrike po rritet, Syla i ka quajtur krejt këta “lobues të intresave të huaj në energjetikë” përcjellë Botapress.
Ja postimi i Valon Sylës në Facebook:
Krejt shoqnia civile, ekspertat ekonomik me Power Pointa, me Haki Abazat e inxhinierar e energjisë u çun peshë kundër Contour Globalit dhe Kosovës së Re termocentral.
Tash po kajnë për 130 euro megavat i importit. Krejt loja e Haki Abazit me shokë e shoqe, gjithmonë ka qenë pro importit dhe kundër prodhimit. Pse po rriten çmimet gjithkah, pse po kemi krizë?
Sepse jeni lobues të intresave të huaj në energjetikë. Kurrë s’keni qenë me Kosovë. Tash po shihet. Por vonë.
Çmimi i megavatit të Kosovës së Re është parapa 65 euro. Ju dukej shtrejtë.
#albanologji #energjetike #folliranta #mafia #import