Një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë duke marr trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.



Të tjera
Aktuale
Pritja madhështore nga diaspora në Zvicër, Abdixhiku: Ju faleminderit që jeni – LDK gjithherë!
Kandidati për kryeministër nga
Lajme
Tubimi i madh i LDK-së me bashkatdhetarët në Zvicër, Osmani: Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton
Kandidatja për presidente
Aktuale
Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje
Një rol i konceptuar si