Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar deklaratën e Albin Kurti, ku ditë më parë tha “aleanca nuk mbahet me gypa”. Syla ka thënë se Kurti çështje makro të sigurisë, sovranitetit dhe stabilitetit i përmbledhë në një kornizë mikro, e ngjashme me kanalizimet e lagjes në kompetencën e komunës, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se reduktimi i një masterplani gjeopolitik amerikan në Evropë ne “disa gypa” nuk është mjerim i injorancës politike, por fryt i një strategjie sabotuese të planeve të Amerikës për Kosovën dhe rajonin.
“Albin Kurti po thotë që “aleanca nuk mahet me gypa”. I njejti po na thotë se “shteti mahet me stickersa”. Reduktimi i një masterplani gjeopolitik amerikan në Evropë ne “disa gypa” nuk është mjerim i injorances politike, por fryt i një strategjie sabotuese të planeve të Amerikes për Kosovën dhe rajonin. Çeshtjet makro të sigurisë, sovranitetit dhe stabilitetit i përmbledhë në një kornizë mikro, e ngjashme me kanalizimet e lagjes në kompetencën e komunes. E nderkohe, stickerat, qe nuk e kalojne as pragun e dialogut teknik te Edita Tahirit, i hiperbolizon dhe i paraqet si “politika te medha”. Fort Poshtër”, ka shkruar Syla.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /Botapress.info/