Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se veprimet e reja të Policisë së Kosovës “janë të mundshme, duke pasur parasysh humbjen politike” që siç tha ai “pësoi Prishtina”, duke shtuar se Serbia do të jetë gati për këtë.
“Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
Ai shton se Beogradi duhet të jetë gati dhe ta presë atë, sepse siç pretendon kreu i shtetit serb “në Prishtinë është përsëritur disa herë fakti se atyre as nuk iu shkon ndërmend të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të formojnë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe”, percjell Botapress.info