Pas sulmit të djeshëm në Trepçë dhe arrestimet atje, kanë filluar dorëheqjet.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se, udhëheqësi i Njësisë Biznesore Minierë me Flotacion, Nexhat Dedia ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Bëhet e ditur se dorëheqjes e tij vije pas shkarkimit të Rafet Ibishit bashkë me shumë emra tjerë.
Kujtojmë se dje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë sulmuar sot fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.
Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes, percjell Botapress.info