Mobilizim më i madh e dalje më masive është vërejtur në komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me qytetarë të komunitetit serb.
Interesim më i madh i qytetarëve për të votuar sipas këtyre rezultateve ka qenë në komunën e Zveçanit, e cila është e banuar me shumicë serbe.
Në këtë komunë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 83.9 për qind e qytetarëve.
Pas Zveçanit, interesim i madh për të votuar ka qenë edhe në komunën tjetër veriore, po ashtu e banuar me serbë. Në Leposaviq kanë votuar 74% e qytetarëve.
Edhe në Mitrovicën e Veriut ka pasur dalje të lartë. Në këtë komunë kanë votuar 68,94%.
Sipas rezultateve të deritashme në zgjedhje kanë marrë pjese 42, 73% e qytetarëve në nivel vendi./Botapress.info/.