Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga PDK, do ta fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune pa balotash.
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, Aliu ka fituar 65.50% të votave, krahas kundërkandidatit të tij nga LVV, Valon Ramadani, i cili sipas kësaj, do të marrë 23.40%, raporton Express.
Sipas këtij Exit Poll-i, kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, ka dalë e treta nga zgjedhjet e sotme.