Nesër (e diel), më 17 tetor 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferenca gjatë ditës lidhur me procesin zgjedhor. Konferencat mbahen në selinë qendrore të LDK-së.
Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovēs ju njofton se kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja Albina, nesër më 17 tetor 2021, në Zgjedhjet Lokale, voton në SHF “Faik Konica” në Prishtinë në orën 10:00.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Kristalja, voton në orën 11:00, në Fakultetin Ekonomik/Juridik qendra 1913E, në kryeqytet.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij Mirveten, votojnë në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti”, në Gjilan.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe zonja e tij Nurani, votojnë nē orën 12:00, në SHF “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe zonja e tij Ibadetja, votojnë në orën 10:00, në SHF “7 Marsi”, në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Anton Quni dhe zonja e tij Mirjana votojnë në orën 11:30, në SHF “Avdyl Frashëri”, në Prizren.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni dhe zonja e tij Luljeta, votojnë në orën 11:00, në SHF “Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha dhe zonja e tij, Hafizja, votojnë në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë orën 10:30, në SHF “Ahmet Hajdari”, në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe zonja e tij Igballja votojnë në orën 10:00, në SHF “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati dhe zonja e tij Shpresa votojnë në orën 10:00, në SHF “Martin Camaj”, në Gurrakoc.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala dhe zonja e tij Albina, votojnë në orën 10:00, në SHF “Edit Durham”, në fshatin Mushtishtë.
Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, znj. Sibel Halimi dhe bashkëshorti i saj Agimi, votojnë në orën 10:00, në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”.
Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, znj. Hyri Dobrunaj dhe bashkëshorti i saj Ahmeti, votojnë në orën 11:00, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Dr. Armend Agolli voton në orën 13:30, në SHF “Migjeni”, në Tavnik.
Po ashtu ju njoftojmë që salla e konferencave në selinë e LDK-së është e pajisur me audio-distributorë, ndërsa kontakti gjatë ditë së nesërme do të jetë Doruntinë Maloku, anëtare e Kryesisë (Nr. Tel; 045 363 363).
Zyra për Informim e LDK-së