Botapress, 16 tetor- Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.
“Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë”, u bë e ditur në njoftim.
Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore, percjell Botapress.info