Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Artjan Tepelena.
“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/245994636_414918860003355_6301597873770161533_n.jpg)
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!
Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe”, ka shkruar ai në Facebook, percjell Botapress.info