Alla Perkiva është një 38-vjeçare nga Ukraina e cila nuk i ka prerë flokët e saj të gjatë 65 inç që kur ishte 12 vjeç, shkruan The Neë York Post, përkthen Botapress.
Alla Perkova është një modele flokësh, majat brune të flokëve të e së cilës arrijnë deri në fund të këmbëve.
“Gërshërët nuk m’i kanë prekur flokët për gati 30 vjet,” zbuloi ajo për Caters.
Perkova tha se ajo është në gjendje të shtrembërojë, tërheqë dhe stilojë flokët e saj të gjatë në rreth 50 modele flokësh të ndryshme në “variacione të ndryshme të gërshetave, bishtit dhe tufa”.
Ajo gjithashtu nuk përdor produkte të veçanta stilimi në flokët e saj dhe këmbëngul se gjatësia e flokëve të saj është rezultat i gjenetikës së mirë që ajo mori nga mamaja e saj, Maria Perkova.
“Nëna ime është një shembull i bukurisë dhe feminitetit. Ajo ende ka flokë të gjatë të shëndetshëm edhe pse ëahte në moshën 79. Flokët e mi janë me shkëlqim dhe të shëndetshëm sepse kam gjenetikë të mirë dhe shëndet të shkëlqyeshëm. E falënderoj mamin që më mësoi kujdesin e duhur, ”vazhdoi modelja.
“Unë nuk ndjek një dietë specifike për të ndihmuar në rritjen e flokëve të mi. Mundohem të jem e qetë. Unë nuk i ngjyros flokët me ndonjë bojë ose produkte dhe procedura të veçanta. I kreh butësisht dhe ngadalë, “tha Perkova.
Ajo shpjegoi se i lan flokët çdo dy ditë për 10 minuta dhe përdor tharëse për gjysmë ore. Perkova përdor shampon të rregullt dhe shmang maskat ose balsamet e flokëve, shkruan The New York Post, percjellë Botapress. Info.