Opinionisti Jusuf Thaçi vlerëson se ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq do të duhej të ishte i shkarkuar nga kryeministri Kurti.
Thaçi ka shkruar se për Rakiqin tashmë do të duhej të ishte thënë ish-ministri Rakiq, raporton Gazeta Express.
“Tashmë do të duhej të kishin kaluar së paku 24 orë gjatë të cilave në vend të “ministri Rakiq” do të duhej të ishim duke thënë “ish-ministri Rakiq”, ka shkruar Thaçi.
Tutje, ish-zëvendësministri i Arsimit, ka thënë se çdo justifikim i kryeministrit Kurti për mos-shkarkim të Rakiq është i paqëndrueshëm.
“Bazuar në veprimet e djeshme të ministrit Rakiq, çdo justifikim i kryeministrit për mos-shkarkimin e tij, apriori është justifikim i paqëndrueshëm”, ka shkruar ai.