Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion për luftimin e kontrabandës me mallra.
Aksioni u zhvillua në disa lokacione si: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Veriut dhe Jugut si dhe në Zveçan.
Për këtë ka folur drejtori i Përgjithshëm i Doganave Agron Llugaliu.
Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha njerëzit e krimit nuk e kanë pasur problem bashkëveprimin cilido përkatësi etnike që i takojnë.
“Ju e keni parë se nga shtatë të arrestuarit pesë janë shqiptarë, një serb dhe një i përkatësisë boshnjake. Kjo tregon që asnjëherë nuk e kanë pasur problem bashkëveprimin njerëzit e krimit, cilido përkatësi etnike që i takojnë”.
Llugaliu tha se oficerët doganorë e kanë të pamundur që të kryejnë detyrën në veri pa praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
“Në zonat e caktuara ne e pamë nga reagimi që është e pamundshme të kryhen operacione të sundimit të ligjit pa prezencën e njësive që janë më të përgatitura. Është e vështirë. Duhet ta pranojmë që e gjithë pjesa e veriut është e vështirë por në veçanti Mitrovica e Veriut, tek ajo pjesë ku është i stacionuar krimi”, percjell Botapress.info