Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Qeverisë së Kosovës Goran Rakiq.
Ky i fundit, ka aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e ka krahasuar me “natën e kristaltë”.Por, ambasadori gjerman ka thënë se ky krahasim është i papranueshëm, përcjell Botapress.info
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm.
Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar në një postim në Twitter Rohde.